Një event që ilustron rrezikun e kthimit të situatës në Ukrainë në konfliktin më të madh mbi tokë që nga Lufta e Dytë Botërore. Me këto fjalë e përshkroi presidenti i Ukrainës tubimin e organizuar në Moskë në përjetorin e aneksimit të Krimesë.

Zelensky paralajmëroi Rusinë se vazhdimi i pushtimit do të kthehet në kosto për brezat.

Duke vënë në dukje se 200 000 personat e raportuar se kanë marrë pjesë në tubimin pro Putinit janë po aq sa numri i forcave ruse të dislokuara në Ukrainë, Zelenskyy tha se Ukraina do të vijojë qëndresën.

Imagjinoni sikur në atë stadium në Moskë të ketë 14 000 trupa të vdekur dhe dhjetëra mijëra të tjerë të plagosur dhe të gjymtuar. Këto janë kostot ruse gjatë gjithë pushtimit.

Në një miting të mbajtur të premten, Putini i lavdëroi forcat ushtarake të vendit të tij. Tubimi u mbajt në përvjetorin e aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur iu shkëput Ukrainës. Veprimtaria përfshinte këngë patriotike si  "Made in the BRSS", që hapet me vargjet "Ukrainë dhe Krime, Bjellorusi dhe Moldavi, është i gjithi vendi im".

Në skenën ku shkruhej "Për një botë pa nazizëm", Putin tha se ata përballë të cilëve luftohet në Ukrainë janë "neo-nazistë" dhe këmbënguli se ndërhyrja ushtarake ishte e domosdoshme për të parandaluar "gjenocidin".

Ne nuk kemi pasur unitet të tillë për një kohë të gjatë.

Tubimi u mbajt në një kohë kur Ukraina raporton humbje të mëdha në radhët e rusëve, ndërsa paralelisht palët vijojnë përpjekjet për arritjen e paqes përmes bisedimeve.