Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë thirrje për ndryshimin e mekanizmit vendimmarrës në institucionet europiane. Në një fjalë të mbajtur para Parlamentit Europian në Strasburg, Draghi kërkoi kapërcimin e parimit të unanimitetit. 

Institucionet e krijuara nga paraardhësit tanë në dekadat e shkuara i kanë shërbyer mirë qytetarëve europianë shumë mirë, por janë të papërshtatshme për realitetin e tanishëm me të cilin përballemi. Ne duhet të kapërcejmë parimin e unanimitetit që krijon dinamika të vetove kundërshtuese dhe të lëvizim drejt vendimeve të arra me një shumicë të cilësuar

tha ai.

Draghi ka përshkruar konceptin e “federalizmit pragmatik”. 

Nëse kjo kërkonin nisjen e një procesi të ndryshimit të traktateve të BE-së ne duhet ta përqafojmë atë

ka shtuar ai.

Sipas tij, kriza e bllokut europian kërkon përshpejtimin e procesit të integrimit dhe koordinim të politikave të jashtme dhe atyre të mbrojtjes. Anullimi i mekanizmit të vetos do ta bënte më fleksibël dhe më pak të ngurtë funksionimin e Unionit që deri më sot ka penalizuar vende si Shqipëria, edhe pse duhet thënë se duke qëndruar strikt kritereve, ne nuk jemi gati për anëtarësim.