Në aspektin, ushtarak, kriza e Ukrainës ka riafirmuar vlerën e dronit turk, “Bayraktar”, duke hapur kështu parantezën e një ere të re në aktorët që e përcaktojnë atë. Droni në fjalë nuk është një alternativë e lirë për forcat ukrainase, përkundrejt sistemeve të fuqive kryesore, ai po shndërrohet në kallashnikovin e ri, për nga masiviteti i përdorimit dhe vlera e tij luftarake.

Droni “Bayraktar” ka  tërhequr vëmendjen e presidentit rus, Vladimir Putin dhe Ministria ruse e Mbrojtjes e ka përmendur atë të paktën 45 herë në publik që nga 24 shkurti…TB2 ka qenë një faktor i tillë në konfliktet në Siri, Irak, Libi dhe Nagorno-Karabakh si dhe në Ukrainë, aqë tani qëndron në krye të listës së eksporteve turke

shkruan agjencia “Reuters”.

Historia e kësaj njësie teknologjike është paradoksale: ushtria turke u detyrua të gjente rrugë për prodhimin e mjeteve pa pilot pas një embargoje nga SHBA. Kompania “Baykar” që e prodhon variantin TB2 drejtohet nga dhëndrri i presidentit Erdogan, që po luan në këtë krizë në mënyrën tipike të një vendi që e përcakton pozicionin gjeopolitik mbi prizëm të dyfishtë.

Suksesi i dronit është i provuar tashmë në disa konflikte konvencionale dhe ka detyruar disa ushtri kryesore të shohin se një ndër njësitë kryesore të luftës, Tanku, të zhvlerësohet sidomos në operacione mësymjeje.