Dështimi dhe poshtërimi kanë gjetur një avokat të ri në Shqipëri: Belinda Ballukun. Sot në parlament, personi që është caktuar zv. Kryeministre ka dalë të mbrojë Agencinë e Shoqërisë Kombëtare të Informacionit duek referuar raporte të Microsfot, të FBI-së, për të folur për sulm në shkallë rajonale, e të tjera e të tjera.

Por zonja të cilën e merr përpara ambicia e çdo gjëje që e rrethon nuk na thotë pse të gjithë bëjnë raporte dhe AKSHI jo? Sepse ajo e di, nga ai raport dalin përgjegjësi ligjore. 

Zonja Balluku ka një prezantim publik ndryshe nga shoqet ministre që përpiqen të marrin fjalët e komandanit legjendar për të folur publikisht. Zonja flet me fjalët e veta, çuditërisht edhe me një mënyrë të vetën, por vallë përmbajtja e atyre që thotë si duket ?

Është kjo që na këshillon të lajmë rrobat në 30 gradë, që zbulon në mënyrë misterioze pallate pa leje, është kjo që bën hatanë e zbatimit të ligjit, sa herë mesa duket i teket Komandantit që është lodhur me Shqipërinë.

Kur vjen puna te përmbajtja dhe përgjigjet, Belinda Balluku është një rilindëse e sojit të mirënjohur: ZERO përgjigje.

Zonja Balluku sot deklaroi në një replikë me deputetin Salianji, një karagjoz i rregullt i tufës së PD-së, ku të dy nënqeshnin si ata që teksa bërtasin, shkëmbejnë sms, se Asnjë e dhënë sensitive nuk ëstë zhdukur. Se ndonëse sipas saj ky na qenkësh qëllimi i sulmit të agresorëve, të dhënat sensitive nuk janë zhdukur dhe se kjo duhet të jetë për qytetarët shqiptarë ajo që ata duhet të shikojnë.

Po pse nuk na e thotë AKSHI ne këtë gjë? Teknikisht, me dokument zyrtar?

Nga ana tjetër, qeveria e Edi Ramës, kjo hordhi dixhitale likesh dhe share, komentesh dhe statusesh, nuk i ka ruajtur dot të dhënat sensitive dhe sistemet dixhitale dhe kushdo që ka një minimum logjike e di se të dhënat konfidenciale dhe sensitive kanë vlerë përsa kohë që janë të tilla. Për shkak se statusi i tyre sekret apo kritik përcakton vlerën e tyre. Përndryshe rrjedhja e tyre zhbën vlerën duke imponuar rikualifikimin dhe rikrijimin e të dhënave. Cili është qëllimi i dikujt që të shkatërrojë të dhëna sensitive, kur ne e dimë që synimi është marrja e tyre dhe shantazhimi me publikimin?

Zonja Balluku që mendon se është e zonja të bëjë çdo gjë, mund të na thotë atëherë se pse duhej që Prokuroria vendosi ndalimin e publikimit të këtyre të dhënave përderisa ato thjesht kishin rrjedhur dhe qeveria I ka ato?

Është e vështirë të gjesh epitete për këtë qeveri të dështuar dhe që ia doli të bëjë një pjesë të shqiptarëve të urrejnë këtë vend. Sepse natyra e qëndrimeve të marra që buron vetëm nga skemat e paaftësisë dhe dështimit, korrupsionit është e tillë, që teksa mbron vetëm një klub njerëzish, provokon gjithkënd edhe në logjikë, pasi mirë që na ulën brekët sa hap e mbyll sytë, por ne tani duhet të besojmë se pantallonat e reja po na i qep më të bukura Edi dhe Belinda, se vetëm këta mund të bëjnë Shqipërinë.

s.zaimi