Shkruan në profilin e tij në Facebook, ish-diplomati dhe publicisti Shaban Murati: 

Mesa mund të kuptojmë është fjala për çështjen e mbylljes së shkollave të Gulenit në Shqipëri që na qenkan aktualisht çështje të interesit gjeopolitik të këtij vendi. Z. Murati kritikon lidhjet okulte të politikës dhe medias në Shqipëri dhe ka një farë të drejte në këtë kuadër. Por si mund të flasësh në emër të interesit jetik të shtetit shqiptar, kur skualifikon çdo pikëpamje ndryshe? 

Shqipëria ka interes të ketë lidhje me Turqinë. Dhe interes shumë të madh. Por të thuash jetike është pak si e ekzagjeruar dhe përtej mundësive për ta shtjelluar në një status. Krahasimi me Brigadat e Kuqe nuk qëndron, sepse për aq sa dihet që lëvizja Gulen është terroriste, kjo konfirmohet vetëm nga Turqia. 

Një shtet ndjek interesat e veta, kjo është e qartë. Por cili interes e lidh Shqipërinë me shkeljen e ligjit? Pse nuk veproi z. Rama më herët me ligj kundër shkollave, por u kujtua vetëm tani? 
Z. Murati si diplomat i vjetër që është duhet të dijë diçka e të na shpjegojë ne profanëve se pse veprohet në këtë mënyrë dhe jo me ligj? 

Cili është ai interes që qëndron mbi ligjin në një vend si ky yni? A mos vallë edhe marrëdhëniet me Turqinë sot janë më poshtë se marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Erdoganit? Nëse është kështu, z. Murati si do i analizonte këto marrëdhënie: në kontesktin sektar, apo atë shtetëror. 
Më e çuditshmja: statusi kategorizohet si "Këshilla për miqtë", e poshtë të cilit vazhdojnë komentet përlavdëruese, karakteristike për berihanë. 

s.zaimi