Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut për ankesën e disa familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian që konfirmon segregimin në një shkollë fillore në Korçë, është edhe ky pasazh nga argumenti i qeverisë shqiptare përkundrejt pretendimeve të paditësve dhe kërkesave të Komisionerit kundër Diskriminimit:

shkolla vijonte të frekuentohej pothuajse ekskluzivisht nga nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian. Në vijim, Ministria shpjegoi se duke qenë se viti akademik ishte në vijim, nuk ishte momenti i duhur që të   zbatohej bashkimi i shkollave të ndryshme, por i siguroi QEDR-së, se në fillim të vitit të ri akademik, në shtator, segregimi në shkollë do të përfundonte

Pra, meqenëse ka një proces mësimor në zhvillim qeveria ka arsyetuar se koha e duhur për të ndërhyrë në favor të nxënësve do të ishte viti tjetër akademik. Kushdo që e lexon këtë e konsideron të arsyeshme. Mirëpo ajo që shtrohet këtu është fakti se pse e njëjta qeveri nuk e ndjek këtë praktikë për rastin e shkollës “Mehmet Akif”? Pse nuk u veprua pa nisur viti shkollor, ose të pritet të mbarojë ky vit shkollor për të ndërhyrë për zbatimin e ligjit?

Të vihet re se në rastin e shkollës së Korçës shkelja e ligjit ishte në anën e qeverisë, kurse këtu konstatimi I shkeljes ligjore bëhet titull ekzekutiv pa pritur gjykatën. Nuk ka avokati të mbrojë këtë që ndodh nënn gubernën e Sanços më të gjatë në historinë e këtyre anëve. Por edhe të literatyrës.

s.zaimi