Disa media online kanë qarkulluar sot një sondazh të kryer nga Euronews Albania sipas të cilit shqiptarët nuk pëlqejnë asnjë prej politikanëve kryesorë.

Kuptohet mes më të papëlqyerve, më i pëlqyeri është Edi, i madhi i këtij shekulli dhe qëllimi i sondazhit ky duket edhe të ketë qenë. Edi ka qepur mirë imazhin e vet aq sa megjithëse se punët po shkojnë për mut nga të gjitha anët në këtë vend, shqiptarët, të cilëve siç dëgjojmë nuk ua ha qeni shkopin për politikë, prapë e duan. Ose më mirë: sesi u duket që të mos e duan.

Lajmi tek i ashtuquajturi Barometër i Euronews është në fakt gjetkë: Për Sali Berishën kanë mendim negativ 71.5% e shqiptarëve. Më shumë mendim negativ kanë për Enkelejd Alibejan, një arritje e shkëlqyer kjo për zotërinë në fjalë, që deri më tani e kishte kaluar jetën pa mendimin e askujt për të, ndërkohë që për Erion Veliajn, kanë mendim negativ 60.4% e shqiptarëve.

Dy politikanët e brezit të ri ja kanë dalë të mbushin garruzhden e neverisë me fytyat e tyre shumë shpejt. Sepse dy hiçër që marrin rol publik mbi vlerën që kanë- nëse kanë – padyshim që bëhen më të padurueshëm sesa të tjerë që në fund të fundit kanë një karrierë të krijuar vetë.

Është shembulli ky – sado që duhet të kemi rezervë të madhe besueshmërie – për t’i thënë z. Veliaj se ata të cilët e neverisin nuk janë pakicë e zhurmshme. Dëgjon, o Zdroms!