Mali Atos ishte diçka si vazhdim i Bizantit

Kështu shprehet Jannis Niehoff-Panagiotidis, një studiues i epokës bizantine teksa zbulon disa dorëshkrime të periudhës otomane në Atos. Janë madje dorëshkrimet më të vjetra otomane, që datojnë që në vitin 1371, ndërkohë që në Stamboll ruhen arkiva të shekullit të 15-të. Dorëshkrimet hedhin dritë mbi një sistem administrimi që në fakt përgënjeshtron idenë e përgjithshme mbi sundimin otoman, përderisa aty na thuhet se Porta jo vetëm respektoi autonominë e komunitetit, por madje as edhe nuk mbajti ushtarë pranë tij. 25 mijë dokumente të kësaj kohe që ilustrojnë diçka krejt ndryshe nga narrativa toksike e nacionilizmit të shekullit të 19-të dhe që prezanton si nevojë imediate studimore një kërkesë historike për ta riintegruar epoknë osmane në termat e një historie pozitive bashkëjetese.

Fermanët e Sulltanëve që kemi parë dhe vendimet e gjykatës otomane tregojnë se demokracia e vogël e murgjve arriti të përfitonte respektin e të gjitha fuqive pushtuese. Dhe kjo sepse Mali Atos shihej si një zemër e paqes, kulturës ku njerëzit dhe qytetërimet bashkëjetonin paqësosht…Një ndër aktet e para të Muratit II, sunduesi otoman që mori Selanikun – qyteti më i afërt i Malit Atos – ishte hartimi i një dokumenti më 1430 që mbronte komunitetin. Kjo tregon shumë. Vetë SUlltani siguroi që sistemi administrativ i Malit Atos të ruhej dhe garantohej

shprehet studiuesi.

As obskurantizëm dhe as barbari. Pushtimi udhëhiqej nga njerëz që përtej aparencës si luftëtarë ishin edhe besimtarë dhe që kishin përvojë të madhe komunikimi me botën perëndimore, Kristiane, Bizantin.

Më interesante bëhet kjo sjellje juridike dhe politike kur lexon historinë e Malit Atos: një komunitet të cilit iu dha e drejta e vetëqeverisjes me një dekret të Bazilit II Maqedonasit, më 883 e.s. Nis kështu një traditë e mirë, e një komuniteti që ndriçon në Egje për të gjithë, që qëndron sipër rrëmetit të kësaj bote si maja tibetiane e prehjes. Nga kjo pikëpamje, tradita otomane shfaqet konservuese dhe aderon natyrshëm në traditën mesdhetare, me kontributin e vet origjinal, i cili është stigmatizuar nën etiketat e stisura të një orientalizmi të huaj, ndërkohë që të dyja botët modifikuan njëra-tjetrën.

s.zaimi