Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka rizgjedhur në detyrën e Sekretarit të Përgjithshë të saj, Xi Jinping.

Kongresi i 20-të miratoi me votim kandidaturën e Xi, një figurë tanimë emblematike e atij që quhet Modeli Kinez. Që këtej, politikani në fjalë pritet normalisht të rimarrë detyrat e kreut të shtetit si dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës.

Agjencia zyrtare “Xinhua” njofton se Komiteti ka zgjedhur edhe një Byro të re Politike, e përbërë nga 24 anëtarë.