Rusia ka propozuar një draft rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, përmes së cilës kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për aktvitetet bioushtarake të SHBA në Ukrainë.

Sipas agjencisë “Tass”, drafti pritet të shqyrtohet në seancën e 27 tetorit dhe ajo kërkon që komisioni të përbëhet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit për të verifikuar shkelje që sipas saj bien ndesh me Konventën për Armët Biologjike në kontekstin e aktiviteteve të laboratorëve biologjikë në Ukrainë.

Pretendimet ruse mbi këtë çështje janë të njohura që me nisjen e luftës por nisma në fjalë dukëet se vjen edhe në kuadër të kërkesave amerikane për hetimin ndaj Rusisë për krime lufte.