Ekspertët e simzmologjisë në Greqi kanë paralajmëruar se tërmeti me magnitudë 4.9 i ishullit të Lesbos në Egje mund të mos jetë “ngjarja kryesore”.

Ne duhet të jemi pak të kujdesshëm për shkak se çarja e krijuar nga tërmeti i sotshëm është afër me krisjen e Agia Paraskevisë dhe shkon përmes ishullit nga njëri cep në tjetrin

është shprehur sizmologu i Institutit Gjeodinamik të Athinës, prof. Akis Tselentis.

Ne nuk jemi 100% të sigurtë se ky është tërmeti kryesor dhe në këtë moment është e vështirë ta deklarosh një gjë të tillë

vijon ai.

Tërmeti i sotshëm u pasua nga tri valë pasgoditëse dhe sipas sizmologut Gerasimos Chouliaras epiqendra e tërmetit të sotshëm dhe atyre që pasuan nuk lidhen me tërmetin nëndetar me magnitudë  6.1 që u regjistrua më 12 qershor 2017.