Një ndër grupet më të mëdha në botë në sektorin bankar dhe të investimeve si dhe të sigurimebe, Goldman Sachs pritet të ndërmarrë këtë javë shkurtime masive në stafin e vet.

Bëhet fjalë për mijëra punonjës që sipas agjencisë “Reuters” do të lënë vendin e punës ndërkohë që kompania përgatitet për një mjedis të vështrië ekonomik.

Sipas Bloomberg, GS do të eliminojë 3 200 vende pune dhe duket se kjo lidhet me disa humbje të ndjeshme: Dealogic Data, citon raportin e grupit, sipas të cili komisionet e investimeve bankare ranë nga 132.3 miliardë në vitin 2021 në 77 miliardë në vitin 2022 në mbarë botën.