Leonardo da Vinci mund të ketë paraprirë Galileon dhe Isac Newton në teorizimin e gravitetit. Në këtë përfundim dalin disa fizikanë që kanë studiuar Codex Arundel të da Vincit, ku është vërejtur një vizatim i një trekëndëshi që duket se është një studim i heshëm matematik që zbërthen lëvizjen gravitaconale duke marrë parasysh jo vetëm tërheqjen e vetvetishme, por edhe mënyrën sesi forca përshpejton me kalimin e kohës.

Skica paraprin me 100 vjet Galileon dhe 200 vjet Newton, dy teoricieënt e gravitetit dhe ajo i ra së pari në sy profesorit të aeornautikës së CalTech, Morteza Gharib. Sipas tij skica iluastron atë që tashmë njihet si konstantja gravitacionale, pikasur nga da Vinci mesa duket vetëm përmes një eksperimenti të thjeshtë.