Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore për luftën në Ukrainë. Pohimi i papritur krahasuar me komentet e deritanishme për çështjen e invazionit në Ukrainë vjen nga një ish-pjesëtar i KGB-së, shërbimit sekret, apo më mirë aparatit të sigurisë të Bashkimit Sovjetik, Jack Barsky. Në një intervistë për “Kathimerini”, Barsky jep disa mendime për konfliktin dhe planfikimin eventual në shtabin rus të shërbimeve inteligjente. Që duket se kanë gabuar dhe keqllogaritur vetëm reagimin ukrainas.

Mendoj se Rusia bëri një punë shumë të mirë përgatitore, për shkak se sanksionet nuk kanë ndikuar në sjelljen e saj. Ka shumë vende që janë miqësore me Rusinë që nuk i përkasin Perëndimit si Kina, Irani dhe Korea e veriut. Kemi edhe vendet neutral që po bëjnë biznes hapur me Rusinë, ku spikat India…Putin po fiton më shumë para nga eksportet e gazit dhe naftës sesa para luftës. Shërbimet e inteligjencës dështuan keq në mosllogaritjen e shpirtit luftarak të Ukrainës. Duhet ta dinin këtë. Do ua kisha thënë. Ukrainasit janë skajshmërisht nacionalistë dhe kanë një histori lufte me rusët…

shprehet Barsky që shton se strategjia e gabuar ruse në këtë rast konsiston në injorimin e faktit historik se asnjë ushtri nuk fiton dot kundër një vendi të tërë.

Më tej, Barsky shton se se Vladimir Putin do të vazhdojë të bëjë këtë që ka nisur, ndërkohë që realiteti do parë në sy: ai ka mbështetjen e shumicës së rusëve dhe se kushdo që thotë se Putin manipuloi zgjedhjet, në të vërtetë po gënjen. Sa për ta ilustruar këtë, Barsky sjell për krahasim rastin e Hitlerit.

Ai pati 22 vjet për të bindur popullin rus se Perëndimi do të dobësojë Rusinë dhe se NATO po zgjerohet, që ishte e vërtetë dhe kur çdo gjë shkonte keq në Rusi, ai do të fajësonte SHBA-të dhe NATO-n…Si gjerman kam pyetur përherë sesi kombi gjerman ra pre e gënjeshtrave të Hitlerit. Hiteri kishte rreth 12 vjet për të bërë shpëlarje truri gjermanëve. Shpëlarja e trurit ndodhi efektivisht qysh 3-5 vitet e para. Hitleri pati 12 vjet për të bërë shpëlarjen e trurit të popullit më inteligjent në botë dhe Putin kishte 22 vjet për të njëjtën gjë. Dhe rusët nuk janë në përgjithësi edhe aq të arsimuar sa gjermanët. Ndaj nxirreni vetë përfundimin

shprehet Barsky.