Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Forumin e Bratislavës se Bashkimi Europian po mendon një plan të ri zhvillimi për Ballkanin Perëndimor. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, von der Leyen, ka mbajtur në vëmendje rajonin tonë që sipas saj është prekur nga pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Sot unë prezantoj një nismë të re për të përfituar nga ky moment i rëndësishëm në rajon. Është një plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor…që ngrihet mbi katër shtylla. Së pari, të afrohet Ballkani Perëndimor me tregun e përbashkët të BE-së. Së dyti, thellimi i integrimit ekonomik rajonal, së treti përshpejtimi i reformave themelore dhe së katërti rritja e fondeve të para-anëtarësimit

ka thënë von der Leyen.