Pas dorëheqjes së Safet Gjicit nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Kukësit, pritej që të zhvillohen zgjedhje të reja. Por siç mëson “Të Kripura”, kryeministri Rama ka hedhur poshtë si opsion këtë mundësi. 

Arsyet janë të kuptueshme. Ikën një bashki mavi nga harta. E dyta është e pamundur të bësh fushatë pas skandalit të videos me Gjicin: çfarë t’u thuash kuksianëve?!

Për këtë arsye, është menduar që detyrën e kryetarit të Bashkisë të Kukësit deri në një zgjidhje të dytë, ta mbajë kreu i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci. Kryetar Bashkie jorezident. Arsyetimi kushtetues është i sforcuar:

meqenëse Qeveria ka të drejtë të shkarkojë një kryebashkiak, ajo e ka atë nomenklaturë emërimi në alternativë të mungesës së zgjedhjeve

 Sipas burimeve, ankimi i mundshëm kushtetues i opozitës do të kërkojë muaj, kështu që deri në atë moment, ndikimi i skandalit do të jetë eliminuar. 

Shaptilografisti