Në një reagim të vetin kreu i Rithemelimit Sali Berisha ka deklaruar se largimi i Damian Gjiknurit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm përfaqëson një vetëakuzë të asaj që ai e quajti “kupolë” të PS-së.

Gjiknuri është një kufomë e pakallur politike në hetim ndërkombëtar

ka thënë Berisha.

Ai ka premtuar se do të sjellë fakte për implikimet penale të Gjiknurit që sipas tij është flakur nga Edi Rama për të shpresuar se do të shpëtojë personalisht. Në fund Berisha ka lënë të kuptohet se opsioni i zgjedhjeve të parakohshme nuk përjashtohet.

Kam besim se së shpejti shqiptarët do të flasin me zërin e tyre

ka përfunduar ai.