“Afrika po bëhet një qendër e re pushteti dhe të gjithë duhet ta marrin këtë në konsideratë”. Presidenti rus, Vladimir Putin, thotë se roli politik dhe ekonomik i Afrikës "ka ardhur duke u rritur në mënyrë eksponenciale".

Në Samitin Rusi-Afrikë, Putin vuri në dukje nismën e paqes afrikane për Ukrainën si një tregues të rolit në rritje të kontinentit.

"Kjo thotë shumë pasi, më parë, çdo mision ndërmjetësues ishte monopoli ekskluziv i të ashtuquajturave demokraci të zhvilluara", theksoi ai.

Samiti i dytë Rusi-Afrikë po zhvillohet në Expoforum të Shën Petersburgut më 27-28 korrik, paralelisht me një forum ekonomik dhe humanitar. Ngjashëm me samitin e parë të tillë në vitin 2019, aktiviteti po mbahet nën rubrikën "Për paqe, siguri dhe zhvillim". Samiti organizohet nga Fondacioni Roscongress.