Bashkimi Europian ka zbuluar politikën e vet kundër zgjerimit të ndikimit turk në Azinë Qendrore. Mediat citojnë Dietmar Krissler, kreun e Divizionit për këtë rajon në Shërbimin e Jashtëm të Veprimit Diplomatik të BE-së të jetë shprehur kundër përfshirjes së Qipros Turke si vëzhguese në  Organizatën e Vendeve Turke, duke paralajmëruar madje "pasoja negative". 

Për rajonin tim(BE) perspektivat e zhvillimit me vendet e Azisë Qendrore do të varen shumë nga pozicioni i tyre i ardhshëm, nëse Qiproja Veriore do të bëhet apo jo një vëzhguese e Organizatës. Duhet të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e partnerëve. Turqia ka axhendën e vet në rajon

është shprehur ai  

Deklarata është bërë gjatë një diskutimi në konferencën "Uzbekistani – Partneri strategjik i BE-së në Azinë Qendrore", organizuar nga një qendër studimore e financuar nga Brukseli.

Vendimi për t’i dhënë Qipros veriore statusin në fjalë u mor më 11 nëntor të vitit të shkuar në Samitin e Samarkandës dhe shënon një lloj suksesi diplomatik për Ankaranë. Qëndrimet e Krissler janë kundërshtuar në fakt nga një tjetër europiane, Amanda Paul e Qendrës për Politikat Europiane, sipas së cilës vetë pranimi i Qipros në BE pa u bërë unifikimi ishte gabim. 

Duhet thënë se në këtë drejtim ka patur zhvillime : Azerbajxhani gati e ka njohur Qipron Veriore çka shpjegohet me ndihnën e Turqisë në konfliktin me Armeninë për Nagorno-Karabakhun, ndërkohë që anëtare me të drejta të plota në Organizatë, ka kërkuar të jetë edhe Hungaria.

Megjithatë apeli i diplomatit europian ka një tjetër rëndësi: ai na thotë se BE-ja e sheh Turqinë si fuqi rivale dhe ky është një problem me natyrë strategjike.