Vangjel Tavo është emëruar prefekti i ri i qarkut të Vlorës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë, e cila ka shkarkuar Flamur Mamajn, duke i dhënë detyrën e tij ish-deputetit Tavo.

Mamaj e ka mbajtur detyrën e prefektit prej nëntorit të vitit 2017.

Ndërsa Tavo ka përfaqësuar Gjirokastrën në Parlament për disa mandate, fillimisht nën siglën e Partisë Socialiste e më pas nën atë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ai ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.