Ka nisur së fundmi një debat mbi mënyrën sesi maten dhe vlerësohen investimet e huaja në Shqipëri. Kështu, ekspertë të ndryshëm kanë vënë në dukje faktin se përgjatë vitit që lamë pas blerjet në pasuri të patundshme nga jorezidentë kapën shifrën e 325 milionë eurove. 

Përtej faktit se kjo raportohet si investim i huaj direkt, duhet thënë se një pjesë e madhe e blerjeve u takon shqiptarëve me pasaportë të huaj. 

Problemi që kemi ne sot është se Banka e Shqipërisë, apo INSTAT që duhet të ofronin statistika të besueshme, nuk janë agjentë informativë të besueshëm. Megjithatë në eventualitetin e një të dhëne të tillë të saktë pyetja që lind këtu është: pse e donte kryeministri amnistinë fiskale?

Blerjet në masë të pasurive të paluajtshme nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dëshmojnë se paratë e tyre janë legale dhe nuk kanë nevojë të amnistohen në atq formë që pretendonte z. Rama. Në këto kushte minimumi për një opozitë reale do të ishte interpelamca ose seanca me debat me kryeministrin. Por vallë kemi ne opozitë? Ja një pyetje që është kohë e humbur ta bësh!

s.zaimi