Spartak Ngjela, që nuk ka nevojë të prezantohet, e ka cilësuar protestën me djegie gomash të PD-së si "degradim mendor të Saliut". Mund të jetë. Por z. Ngjela pak kohë më parë i quante hiçmosgjë edhe mijëra të vrarë. Ka shqiptarë që duhet të rrinë në pushtet, ka ca që duhen të vriten për këta, ka edhe ca që nuk bëjnë. Njësoj si Ngjela mendon edhe një farë Lorenc Vangjeli, autori i veprës së njohur për Rruzhdien.