Ministri serb i Tregtisë, Tomislav Momiroviç, ka deklaruar së vendimi i Kosovës për të ndaluar importin e mallrave serbe, është shkatërrimtar. Sipas tij, ky vendim ka përcaktuar një precedent që ka ndikuar Europën dhe Ballkanin.

Është e tmerrshme që në shekullin e 21-të, ne po dëshmojmë që në Europën e ndërtuar mbi themelet e tregut të përbashkët dhe lëvizjes së lië të mallrave dhe shërbimeve, ka një regjim që i ndalon njerëzve nga angazhimi në tregtinë dhe ekonominë dhe progresi

citon “Tanjug” Momiroviç.

Ai ka sqaruar se që nga vendosja e embargos, u ka shkruar katër herë homologëve të BE-së si dhe atyre të SHBA, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbi “pasojat shkatërrimtare të një politike” të tillë.