Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, paralajmëron krijimin e një partie të re.

Alibeaj thotë se partia e re do të angazhojë njerëz të rinj, që kanë dëshirën për të bërë opozitë reale.

Panorama e politikës shqiptare është që nga njëra anë është Rama-Berisha e nga ana tjetër nuk ka asgjë. Shqiptarët duhet të kenë ofertën më të mirë. Pjesë e partisë do jenë njerëz që nuk janë marrë me politikën deri tani, njerëz që ndjejnë se duan të bëjnë diçka për vendin e tyre, ndoshta dhe gjysmë anonimë, rëndësi ka që kanë dëshirën për të bërë Shqipërinë. Shqiptarët duan të përmbysin gjendjen në Shqipëri. Ne kemi një opozitë false dhe duhet një subjekt i besueshëm. Pjesë e grupit janë persona që e duan atdheun e tyre dhe nuk kanë të bëjnë me politikën e vjetër. Herët a vonë do bëjmë me dije atë që po përgatisim, sepse zgjedhjet janë afër.