Rusia e ka përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore në përgjigje të sulmeve të armikut, por shefi i i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, thotë se edhe durimit mund t’i vijë fundi.

Duke e cilësuar nisjen e një konflikti bërthamor "një vendim me pasoja të pakthyeshme", Medvedev thotë se për këtë arsye, Rusia nuk ka marrë asnjë vendim deri tani.

"Rusia po tregon durim. Në fund të fundit, është e qartë se një përgjigje bërthamore është një vendim jashtëzakonisht i vështirë me pasoja të pakthyeshme," tha ai duke shtuar se "çdo durimi i vjen fundi."

Medvedev tërhoqi vëmendjen për faktin se ekzistojnë parakushte formale që Rusia të përdorë armë bërthamore, të cilat janë të qarta për të gjithë komunitetin botëror dhe korrespondojnë me doktrinën e saj të parandalimit bërthamor. Ai përfshiu, në veçanti, sulmin e forcave të armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut midis ngjarjeve të tilla.

Sipas Medvedev, ata analistë të moderuar perëndimorë që thanë se “rusët me shumë mundësi nuk do të përgjigjen në këtë mënyrë..., megjithëse gjasat janë", kanë të drejtë.