Rreth 70 raketa janë lëshuar mëngjesin e sotëm nga Libani drejt Izraelit. Raketat e lëshuara brenda vetëm tre minutave kanë aktivizuar sirenat e alarmit në Galilenë e Sipërme dhe atë perëndimore.

Lajmin e konfirmoi ushtria izraelite në një njoftim. Disa prej raketave janë neutralizuar nga Izraeli, ndërsa të tjera kanë rënë në tokë, duke shkaktuar zjarre.

Kundërpërgjigjja e Libanit erdhi pas sulmit të Izraelit gjatë natës. Aeronautika ushtarake izraelite ka lëshuar drejt Libanit mbi 50 raketa, disa prej të cilave ranë në Nabatiyeh, qytet që goditet për të tretën herë gjatë javës.