Britania e Madhe nuk përjashton një lloj ribashkimi tregtar dhe doganor me Bashkimin Europian, vetëm disa vjet pas referendumit krenar për daljen e ishullit nga Unioni. Kjo rezulton të paktën nga ajo ccfarë po flitet pas Davosit, edhe pse anglisht-anglisht Londra ka bërë të qartë se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë. BBC-ja citon kreun e ri të tregtisë në Bashkimin Europian, Maros Sefcovic, që u shpreh "i hapur për një Konventë Pan-Euro-Mesdhetare si pjesë e një rregullimi post-BREXIT”.
Marrëveshja presupozon të eliminojë disa tarifa për disa kategori mallrash nga disa vende të Europës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Megjithatë, ministri britanik për Marrëdhëniet me BE-në, Nick Thomas-Symonds ka shprehur rezerva për pjesëmarrjen e afërt të Britanisë në mekanizmin në fjalë, ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë së Keir Starmer ka qartësuar gjithësesi se:
Marëveshja e diskutuar nuk është një Bashkim doganor
Vija jonë e kuqe e përhershme ka qenë se ne nuk do të ribashkohemi asnjëherë me Bashkim doganor, as të rihyjmë në tregun e përbashkët, as lëvizje e lirë…Megjitatë ne mendojmë se ka vend për përmirësim në marrëdhëniet tregtare me BE-në dhe do t’i zhvillojmë këto diskutime
citohet ai.
Mes fjalëve të shumta mohuese dhe premtuese, Britania po pranon se statusi i saj aktual në marrëdhënie me të tretë nuk është i kënaqshëm dhe as optimist. Vitin që lamë pas Banka e Anglisë foli disa herë për afrimin e një reçesioni që do të ishte lajmi keq në përgjithësi, por do të reflektonte në çdo rast një paaftësi të Londrës për t’u ri-aklimatizuar me statusin e mëvetësisë së rifituar me referendum.
Është megjithatë simptomatike të shohësh sesi edhe një vend si Britania e Madhe mbetet në hollësi terminologjike dhe burokratike kur vjen puna te shkrimi i marrëdhënieve me të tretë, në të kundërt nga fuqitë që po dominojnë si SHBA, Kina apo Rusia, të cilat kanë prioritet sundimin përpara çdo aspekti të të drejtave.