Presidenti italian Sergio Mattarella ka bërë thirrje nga universiteti i Marsejës ku u nderua me çmimin “Honoris Causa” që Europa të bashkohet, të marrë rolin e protagonistit në mbrojtje dhe evokimin e vlerave të veta për të mos lejuar atë që historia i ka vënë përpara.

Është ora për të vepruar. BE-ja duhet të zgjedhë mes një vasaliteti të lumtur dhe mbrojtjes së vlerave të lirisë dhe demokracië, duke u bërë protagonist i historisë. Duhet vendosur nëse do të na mbrojnë, apo të jemi protagonistë

ka thënë Mattarella.

Ai ka lënë të kuptohet se tolerimi dhe mirëkuptimi i kërkesave të Donald Trump përfaqëson një gabim që nuk duhet lejuar e që na vjen nga historia e paqëtimit e vitit 1938. Presidenti italian ka cilësuar edhe pretendimet e Trump dhe Elon Musk për të shpërbërë OKB-në, multilateralizmin si politikë që i hep paqes 70 vjeçare të kontinentit dhe Italisë, premisën e vet bazë.

Sipas tij rikthimi i koncepteve të “sferave të ndikimit” përmes neofeudalëve të rinj që i shohin Sinjoritë e tyre në mjedisin publik, shkon ndesh me një ide të Europës demokratike.

Europa është në udhëkryq dhe duhet të kuptojë se qasja nacionale ndaj koniunkturës së re globale e bën edhe më të vogël

thotë Mattarella.

Është një sugjerim padyshim I kthjellët për një Europë që ka vetëm një rrugë nëse do të paktën të justifikojë atë histori të pakonkurueshme që ka: zhbërjen e kufinjve shtetërorë dhe shndërrimin në një entitet të vetëm. Është fat I bardhë edhe për Shqipërinë, Ballkanin që këtë gjë e propozon një vend I afërt I yni, dikur i prekur nga deliret e patronimit dhe që e njeh mirë hidhtësirën e nacionalizmit.