Duket se kryeministri Edi Rama do të provojë një kartë të fundit për afrim me administratën e Donald Trump. "Të Kripura" mëson se z. Rama ka menduar të miklojë në mënyrë origjinale Donald Trump me një truk marketingu. 

Ai i ka propozuar studiuesit Fatos Tarifa të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në ShBA. Me një kusht: mbiemri do të regjistrohet si Tariffs. Duke qenë se emri Fatos vjen pak a shumë si "hard guy", thuhet se  identikiti i ri skenik të jetë Hardy Tariffs. 

Me siguri një gjetje kjo për të sjellë Shqipërinë në vëmendje të presidentit të ShBA. Tarifa ka qenë vite më parë në këtë detyrë por u largu për arsye libertine.