Pas Francës dhe Britanisë së Madhe, edhe Kanadaja ka njoftuar njohjen në muajin shtator të shtetit palestinez. Kryeministri Mark Carney ka deklaruar së Kanadaja do të zyrtarizojë qëndrimin e vet në punimet e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara që mbahet në muajin shtator duke e justifikuar këtë me angazhimin e Autoritetit Palestinez në reformat e domosdoshme përfshirë zgjedhjet në vitin 2026, demilitarizimin dhe masat kundër korrupsionit.

Carney ka sqaruar se ndryshimi i pozicionit të Otavës vjen nisur nga zhvillimet në terren që e bëjnë perspektivën e një shteti të pamohueshme.