Departamenti i Shëndetit në SHBA ka ndërprerë financimin e programit të zhvillimit të disa vaksinave, duke përmbushur kështu pritmëritë e krijuara nga pikëpamjet e sekretarit të tij, Robert F. Kennedy Jr. Ky i fundit, një person me bindje kundër dobisë së vaksinave, ka njoftuar se do të ndërpritet financimi 500 milionë dollar për 22 projekte që lidhen me zhvillimin e vaksinave mRNA.

Sekretari  në fjalë ka vepruar më herët në këtë drejtim: ai ka tërhequr rekomandimet për vaksinat kundër CoVid-19, ka pushuar panelin e ekspertëve që përpilon rekomandimet dhe ka refuzuar vaksimin kundër fruthit së fundmi.

Për të zëvendësuar programet shqetësuese të mRNA-së, ne po i japim prioritet zhvillimit të strategjive më të sigurta, të gjera të vaksinimit, si vaksina tërësore dhe platforma të reja që nuk dështojnë kur virusi pëson mutacion

ka thënë Kennedy.