Në një intervistë për Sky News, senatori republikan Lindsay Graham ka deklaruar se ai, por edhe republikanët janë dakord me veprimet e Izraelit në Gaza duke rrafshuar çdo gjë në rajon. Pa kursyer fëmijë dhe gra. Sipas tij, kemi të bëjmë me një kërcënim ekzistencial për Izraelin që dikton veprim nga SHBA si në Berlin dhe Tokio gjatë Luftës II Botërore. Deklarimet e tij vijnë ndërkohë që presidenti amerikan Donald Trump inauguroi Bordin e Paqes, në kuadër të të cilit ka akorduar 10 miliardë $ për rindërtimin e Gazës.