Politika e jashtme e Sbqipërisë ka tashmë problemin "Ferit". Pak ditë pas incidentit me "idiotët e Maqedonisë së Veriut", ministri i Jashtëm Ferit Hoxha u bë sërish lajm me deklarimin se Protokolli me Italinë për emigrantët nuk do tê vazhdojë përtej vitit 2030. Thelbi i lapausit është se Feriti nuk ndalon dot së foluri, kurse aparenca êshtë se 2030 e gjen Shqipërinë në BE ndaj edhe nuk ka nevojë për Protokoll. 

Mirëpo korrigjimeve të Feritit nuk u beson kush ndaj kryeministri Rama ka dalë vetë për të dhënë garanci se Protokolli vazhdon. Madje siç u shpreh ai: 

Kufiri është që atë që Italia e kërkon, Shqipëria e jep

Është ndër ato frazat retorike që i shkojnë një idioti si Rama. Por edhe këtu, brenda nevojave dhe servilizmit, duhet një kufi. Kjo të kujton një perifrazim që Montanelli bëri dikur për Togliatin. 

Ishte një stalinist i bindur. Por me një dallim. Sikur Stalini t'i kêrkonte të digjte Romën, ai do ta digjte. Pa mëdyshje. Por Togliati bënte çmos që Stalini të mos ja jepte atê urdhër

Zoti Rana bën çmos të marrë gjithfarë urdhërash pasi kêshtu aderon në lojën e madhe. Kuptohet Italia nuk e ha më atë teken e viteve '20, kështu që ajo e ka dënuar Edi Ramën të mbetet një lypës politik pêr të cilin realisht nuk ka nevojë. 

s.zaimi