Hera e fundit kur ata kanë performuar së bashku mbi skenë ka qenë në turneun e tyre “On the run” në Francë më 13 shtator. Dhe ditën e djeshme ata kanë dhënë një performancë shpërthyese në Festivalin Global Citizen në New York ku kënduan edhe hitet e tyre “Holy Grail” dhe “Young Forever”. Beyonce ka treguar trupin në formë me një palë pantallona të zeza me bel të lartë dhe këmishë të tejdukshme, ndërsa në dorën e majtë tregonte unazën e martesës. Me këtë performancë ku duken tepër të afërt, çifti i kanë dhënë fund zhurmave për ndarje. Të tjerë që kanë përformuar në këtë festival kanë qenë Carrie Underwood, Alicia Keys, No Doubt, Fun, Sting, The Roots dhe Tiesto.
- Log in to post comments