Revista prestigjoze amerikane “TIME”, në klasifikimin e saj të përvitshëm të 100 personave më me ndikim në botë, ka ngritur në krye për vitin 2014, këngëtaren Beyonce.

Ata kanë përzgjedhur 32-vjeçaren, të parën ndër emra të tjerë të famshëm si Amy Adams, Papa Françesku, Miley Cyrus, Kerry Washington, etj.

Përzgjedhja është bërë si pjesë e kontributit që ata kanë dhënë gjatë gjithë vitit.