Ndonëse vetëm 19 vjeç, Justin Bieber ka miliona fansa në të gjithë botën dhe suksesi i tij e shpërbleu me 80 milionë dollarë fitime në vetëm gjashtë muajt e parë të 2013-s.

Megjithatë, pas këtij suksesi të paprecedent, fshihet një tjetër emër i madh i botës së "show-bizz", Will Smith.Në një intervistë për "Hollywood Reporter", vetë i idhulli i adoleshentëve zbuloi se shkëmben telefonata të përjavshme me Smith, me të cilin këshillohen mbi çështje të ndryshme që lidhen me karrierën apo problemet e tij shpirtërore.

Bieber zbuloi se gjithashtu ka pasur telefonata në të cilat ka kërkuar këshilla edhe prej ikonave të tjera të televizionit apo kinematografisë, si Oprah Winfrey apo Mark Wahlberg.