Mesa duket Bleona Qerreti ka rënë pre e një grabitjeje, teksa ndodhet në Milano.

Përmes një postimi në "Instagram" ajo tregon në foto bizhuteritë që nuk bëjnë më pjesë në koleksionin e saj.

Ajo ka shkruar në anglisht: "Bizhuteritë e mia më të preferuara u vodhën dje në Milano. Jam mërzitur. Jam e lumtur që jam gjallë".

“Most of my favorite #jewelry was #stolen last night in #milan #gone #sad #happytobealive”, ka qenë postimi i Bleonës.