Modelja Candice Swanepoel vijon qëndrimin në San Trope, lokaliteti turistik i Francës, që është një ekskluzivitet i të pasurve.
Bukuroshja afrikano-jugore ka bërë një set fotosh për agjencinë e modës për të cilën punon, 'Victoria’s Secret'.
Por ajo ka përfituar nga rasti të shijojë disa momente relaksi nën diellin e ngrohtë të San Tropesë, në bordin e një jahti luksoz. Muajin e kaluar, 'Victoria’s Secret' shfaqi me krenari imazhet e 'ëngjëjve' të saj më të njohur, me linjën e re të të brendshmeve të kompanisë së mirënjohur të modës.
Candice ishte padyshim një prej tyre, me flokët bjonde dhe sytë bojëqielli, që do të magjepsnin këto që do të ishte para saj.