Është zhvilluar një sondazh për të kurorëzuar dhe ikonën e bukurisë të vitit 2014, dhe nuk do ta besoni kush ka lënë pas Dukeshën e Kembrixhit Kate Middleton. Cheryl Cole, këngëtarja e cila asnjëherë më parë nuk është vlerësuar për tiparet e saj , këtë vit ka dhënë më të mirën për të merituar një titull të tillë. Ajo ka spikatur me lukun e saj në një sërë klipesh që ka prezantuar dhe në evenimente ku është shfaqur. Megjithatë në vend të dytë, por jo më pak e rëndësishme është Kate Middleton, një femër sa e bukur aq edhe e thjeshtë.

Dukeshën e Kembrixhit , e pason Michelle Keegan, aktorja e cila tashmë po fokusohet më së shumti tek veshjet e bukura dhe aspak të kushtueshme që hedh në treg. Në vend të katër renditet Holly Willoughby, moderatorja britanike, e cila është bërë nënë për të tretën herë këtë vit. Pas saj është :

5. Angelina Jolie

6. Helen Mirren

7. Emma Watson

8. Beyonce

9. Nicole Scherzinger

10. Jennifer Lawrence

11. Rihanna

12. Pixie Lott

13. Victoria Beckham

14. Kim Kardashian