Thuhet se Will Smith ka një pasuri prej 220 milionë dollarësh, një shifër që nuk gjendet në llogarinë bankare të kujtdo, kështu që ne mund të mendojmë që fëmijët e tij janë me shumë fat. Ata kanë mundësinë të kalojnë ditën jo vetëm duke shëtitur pranë dyqaneve të Gucci, ose Louis Vuitton por të blejnë gjithcka që i pëlqen.
Megjithatë në intervistën e tij të fundit, aktori shprehet se i biri Jayden refuzon që të kthehet në skllavin e parave, dhe është ndryshe nga gjithë moshatarët. Will thotë:’Jam krenar për Jayden. Ai nuk është një skllav i parave. Ai ka vetëm një palë këpucë, tre pantallona dhe pesë bluza. Është ndryshe nga të gjithë të rinjtë e tjerë dhe e respektoj shumë këtë gjë.’