Radamel Falcao po shijon pushimet verore në Miami të Floridas. Pas një sezoni mbresëlënës me Atletico Madridin në planin personal, dhe kryerjes së transferimit te Monaco, sulmuesi kolumbian i ka lejuar vetes disa ditë pushim nën rrezet e diellit.
Gjashtëdhjetë milionë eurot e paguara nga klubi i Principatës për kartonin e tij dhe rroga prej 14 milionë eurosh në sezon për të e kanë rritur adrenalinën e sulmuesit të njohur, që së bashku me bashkëshorten e tij, Lorelai Taron, po kalon pushimet verore në Miami. Lorelei është duke pritur fëmijën e parë të çiftit, ndaj dhe përkujdesja e Falcaos, siç shihet edhe në foto, është maksimale.