Zbulohen më në fund dhe arsyet e vërteta përse Chris Brown dhe Karrueche Train i kanë dhënë fund për të disatën here, lidhjes së tyre 4-vjecare. Pas një postimi nga ana e këngëtarit në Instagram, mësohet se Karrueche ka udhëtuar pa dieninë e tij në Toronto ( duke mos dhënë hollësi të mëtejshme), si dhe ka takuar këngëtarin e rrymës muzikore hip-hop Drake.

 

Mbase ka qenë kjo arsyeja përse Chris këtë here nuk është treguar tolerant ndaj saj, ai dhe Drake prej vitesh nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin.  Motivi kryesor mban emrin Rihanna, ndërsa nuk mund të lemë pa përmendur dhe një zënkë që ata kanë patur në një club nate ku gjithcka degradoi deri në dhunë fizike.