Janë të martuar prej më shumë se një dekade por e dashurojnë njëri-tjetrin njësoj si ditën e parë. Aktori i mirënjohur i filmave aksion Mark Wahlberg është fotografuar pranë Reas duke shprehur dashurinë që ndjen me puthje të shpeshta.

 

Pak momente më pas ata janë takuar dhe me mikun e tyre Denzel Washington i cili njësoj si Mark ishte përkrahë bashkëshortes. Në këtë ndeshje basketbolli të famshmit nuk kanë munguar, sepse edhe aktori latin Antonio Banderas nderoi me praninë e tij, në të djathtën e Antonios qëndronte e dashura e re.

 

Pergatiti: Ester Bylyku

Burimi: Daily Mail