KUSH KA FAT NË KARRIERË NUK KA NË DASHURI!

Jennifer Aniston raportohet se i ka dhënë fund fejesës me Justin Theroux, aktorin e njohur amerikan, pasi ky i fundit nuk i qëndroi besnik. Nuk dihet ende nga mediat se me cilën femër ai e tradhëtoi, por Jennifer është mëse e informuar, për më tepër është përballur me të.

 

Burimet pranë ciftit thonë se ajo ndihet shumë keq momentalisht, dhe është më e rënduar se më parë. Justin dhe Jennifer gjithnjë kanë patur zënka për arsye të ndryshme, por më e shpeshta ishte ajo e axhendave, sepse ata takoheshin rrallë për shkak të xhirimeve.

Përmendim se kjo është tradhëtia e dytë me të cilën ndeshet Jennifer, pas asaj të Brad Pitt me Angelina Jolie./E.B