Bill Gates vazhdon që të mbetet njeriu më i pasur në Tokë. Ai renditet i pari nga ‘Hurun Report’ në Kinë, me 85 miliardë dollarë në llogarinë e tij bankare.  

 

Më pas ‘Hurun Report’ numëron 2089 miliarderë në botë, kurse 649 janë ata që kanë rritur pasurinë, ndërsa janë shtuar dhe 341 persona të tjerë në listen e më të pasurve në Tokë. Siç edhe mund ta marrim me mend ata që e dominojnë këtë listë janë amerikanët 537, kurse në vend të dytë kinezët me 430 persona.