Kete e ka pasur te mire Driteroi: Kurre nuk iu nda Partise, edhe kur Partia ndryshonte, Driteroi driteronte si ai! Por ca gjera edhe duhen ndryshuar, kryetar! Nuk themi te behesh si Ay Tjetri, si ai Gjitoni yt, qe me makinen tende iku gjer ne Aeroport, dhe tri muaj pasi ishte familisht ne Pariz, ia dha mendja te shpallte doreheqjen nga shqiperia (komuniste)! Por dicka ben mire ta kembesh edhen ti... Ti e di, Komunizmi nuk bashkejetoi dot me Eliten: ata qe ishin, i vrau me gjyq te mbyllur dhe pa gjyq, ne tri kater vitet e para.Duke udhehequr me shembullin personal, Enveri "nenshkroi stuhine" sic thote poeti, vrasjen e kunatit, Bahri Omarit. Paskesaj askush nuk duhet te kursente te vetet e vete!  Pastaj, mori Ai masa te krijonte gjoja Eliten e vete, prej fshatit qe zbriti ne Krye-qytet prej fund Nentorit te Atij Kryeqyteti. Ju kujtohet Radio Tirana e sapo hapur, kur, sipas romanit shoku Enver mori ne telefon (pershkruar me aq dashuri nga Ismail Kadare!? ) "Ju morracake te Enever Hoxhes dhe mehmet Shehut..."!  Vazhdoi u forcua Lufta e Klasave, edhe ne letersi, u himnizua Nena Shqiperi si nene parti, shqiponjat fluturuan lart, duke harruar se populli...ishte atje poshte! Enveri ishte mecenati...Pa ate, as ti s'do jeshe bere Kryetar i Dites dhe as Ay Tjetri s'do ishte bere Kryetar i Nates! Apo s'eshte keshtu?!  Tek Zoti nuk besonim, por ne e dinim se ti ishe Hoxha i Dites, Malua ishte Hoxha i nates!  Ty te donte me shume Partia, ate e donte shume shume Komandanti!  Se, jo me kot, edhe '90-ta nisi me keta! Po me ju: Ismail Kadare, Dritero Agolli, Rexhep Qosja, pikerisht JUVE-JU uruat daljen e RD-se ne numrin e pare te saj, nen drejtimin e shefave publike te PD-se!  Te gjithe bashke u distancuan avash aavsh nga Enveri, pastaj nisen ta shajne ate, dhe pasi provuan te shpallen te tere disidente, dmth kundra Tij, tani do hapin Dosjet! Ti e ke thene vete: Ti ishe Sekretari i Pare i Partise i KQ ne  Lidhje! Aq bukur e the, sa ata perqark u tronditen: Po ky, u marros ky? Apo u cmend dhe po thote te vetetat?! Por, paskesaj ti heshte...!  Komunizmi krijoi eliten e tij qe kjo ishte, kjo qe po duket, kjo qe po shprehet: te hapen Dosjet qe krijuam Ne! Por...pa u marre me ne qe sunduam asokohe! Pa permendur Bemat Tona, se ne zbatuam ligjet e kohes.  ashtu ishte Koha ashtu beme... Aferim u Qofte! Jo vetem Politika, edhe Letersia beka pa Moral! Ka njerez qe dine me shume, shume me shume sec shkruhen neper gazeta, Dritero. Ben mire t'i lesh te shkruara, do ndjehesh me mire, do te nderojne me shume se e mban Dosjen e Lidhjes te Mbyllur, me beso! Ka njerez qe te respektojne se ke qene jo pak njerezor, ke ndihmuar jo pak. Por te lutem, beje rrefimin: Leri te shkruara qe te mbetesh Dritero.  

 

Në shkrimin me titull: "Dritëro Agolli: Të hapen dosjet, por të gjithë të jenë gjakftohtë e pa urrejtje hakmarrëse”, është lënë ky koment nga komentuesi “Hape Dosjen e Lidhjes, kryetar”. Përveç faktit se tema e dosjeve është sjellë së fundmi në vëmendje, po e veçojmë këtë koment, sepse ai riciklon njëfarësoj atë kod komunikimi që kemi dëshmuar këto 23-vjet, kur shpesh politika, apo edhe media, aludon, jep mesazhin se di diçka, se përballë politkanëve që flasin ka njerëz që dinë më shumë sesa përcjell ekrani;  dinë atë që ende mbahet fshehur pas dhe në funksion të teatrit politik që ka nisur që më 1991.