Avril Lavigne është martuar me Chad Kroeger. 

Këngëtarja ka shkëmbyer unazat me vokalistin e grupit Nickelback në jug të Francës në një ceremoni detajet e së cilës ende nuk dihen. 

Lajmin e bëri të ditur menaxheri i saj nëpërmjet Twitter-it, por nuk publikoi asnjë foto. 

Lavigne dhe Kroeger janë lidhur verën e kaluar, kur rokeri po e ndihmonte për regjistrimin e albumit të saj të pestë.