Ajo është aktorja më e famshme italiane, falë edhe paraqitjes së saj.

Edhe pse tashmë 50 vjeç, Monica Bellucci vijon të konsiderohet një seks simbol.

Duke folur për mediat italiane, ajo ka përgënjeshtruar zërat e fundit që thonë se është lesbike.

“Nuk kam pasur asnjëherë tërheqje ndaj femrave. Nëse do të isha lesbike, jeta ime do të kishte qenë më e thjeshtë”, ka thënë Belluci për “Corriere della Serra”.

Duke vijuar, ajo ka thënë se femrat italiane janë të veçanta.

Ndërkohë, duke folur për seksin, Belluci thotë se ai mund të jetë shumë i mirë me një person që do dhe më pak i mirë me personin që do.