Meshkujt më të njohur në Hollywood, apo dhe muzikë si Justin Timberlake, për vite me rradhë nuk kanë arritur që te bindin Cameron Diaz, t`i thotë ‘Po’ propozimit për martesë, ndërsa Benji Madden e ka arritur në më pak se një vit. Zyrtarisht ata janë martuar ditën e djeshme, në shtëpinë e Cameron në Beverly Hills. Ky lajm kaq i rëndësishëm për aktoren, është kofnrimuar nga vetë përfaqëesuesi I Cameron, për revistën prestigjoze ‘People’. Ndërkohë që janë shkrepur dhe disa foto nga helikopteri mbi rezidencën e yllit të filmit ‘Bad Teacher’, dhe janë parë ndihmësit, të pastrojnë ambjentin përreth në përfundim të ceremonisë martesore.

 

Të pranishëm në dasmën e Cameron Diaz, ishin mikeshat e aktores, Rese Witherspoon, Drew Barrymore, Gwyneth Paltrow, Nicole Ritchie (njëkohësisht kunata e saj.)