Rihanna nuk i mbajti dot lotët në skenë gjatë kohës kur po këndonte baladën me titull ‘Stay’. Këngëtarja nga Barbados u emocionua pa ndonjë arsye të veçantë gjatë koncertit në Lille të Francës, ditën e shtunë. 

Pasi fshiu lotët, 25-vjeçarja iu drejtua publikut: “Nuk e di pse po qaj. Nuk më besohet.”

Më pas, Rihanna tha se u mallëngjye për faktin se turit të saj botëror po i vjen fundi, por ky duket një justifikim pa vlerë duke ditur se koncerti i fundit i turit është në datën 15 nëntor.

Duket se ylli i pop-it nuk qëndron dot larg Chris Brown, ish-partnerit të saj me të cilin është ndarë dhe është lidhur dhjetëra herë deri më sot. Reperi amerikan theksoi para disa ditësh se historia me Rihanna ka përfunduar dhe se